Izraeli ka miratuar një plan 5 vjeçar që do të parashikon shpenzimin e 5 miliardë dollarëve për rindërtimin dhe forcimin e komuniteteve pranë kufirit me Gazën. Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të investojë fondet në strehim, infrastrukturë, arsim, punësim, shëndetësi dhe fusha të tjera.
Financimi erdhi pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor që synuan komunitetet pranë kufirit.
“Terroristët e Hamasit donin të na çrrënjosin, por ne do t’i çrrënjosim dhe do t’i thellojmë rrënjët tona,” tha Netanyahu në një deklaratë. “Ne do të ndërtojmë tokën e Izraelit dhe do ta mbrojmë vendin tonë”.
Zyra e kryeministrit tha se komunitetet lokale do të punojnë me ministritë e qeverisë dhe së bashku me sektorin e biznesit dhe filantropinë, për ta bërë rajonin të jetë një “zonë jetike, e lulëzuar dhe tërheqëse”./abcnews.al
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG