Izraeli ka marrë përgjegjësinë e plotë për sulmet në Doha.
Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu në një deklaratë zyrtare ka thënë se sulmi u kryer kundër terroristëve të Hamasit.
“Veprimi i sotëm kundër krerëve kryesore terroristë të Hamasit ishte një operacion tërësisht i pavarur izraelit.
Izraeli e nisi e drejtoi dhe merr përgjegjësi të plotë”, thuhet në deklaratë.
Kjo deklaratë vjen pas raportimeve se SHBA-ja luajti rol në operacion.
Një zyrtar izraelit tha se Donald Trump “dha dritën jeshile” për sulmin.
Nga ana tjetër, Ambasada amerikane në Katar ka lëshuar një urdhër strehimi për qytetarët amerikanë që gjenden në Doha.
Ajo u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në vende të sigurta dhe të monitorojnë rrjetet sociale të Ambasadës, për përditësime.
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...
200 vjet nga “hello”! Si ka evoluar gjuha e përshëndetjeve d...
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy...
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sis...
Digjet vetura e një zyrtari policor në Pejë
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...