Forcat amerikane dhe ato Izraelite po vazhdojnë me sulme në të gjitha provincat e Iranit pasi që, gjatë ditëve të para të sulmeve, forcat Amerikane dhe Izraelite u përqendruan në caqe ushtarake,Tel Avivi ka bërë të ditur se tani ka filluar të shënjestron edhe infrastrukturën kritike të energjisë duke goditur rafineri të naftës dhe caqe tjera të rëndësishme.
Pas goditjeve të sotme të rafinerive në Teheran, Izraeli ka thënë se do të vazhdon me sulme ndaj caqeve energjetike , posaçërisht atyre që kanë të bëjnë me industrinë e naftës- njërit prej burimeve më të rëndësishme të të ardhurave të regjimit.
Njëkohësisht, komanda qendrore e forcave Amerikane, i ka porositur qytetarët iranian që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre dhe akuzoi Teheranin që qëllimisht po i rrezikon civilët duke vendosur lansues të raketave balistike dhe fluturakeve pa pilot në lagjet civile, gjë që mund ti kthen këto lagje në caqe legjitime ushtarake sipas ligjit ndërkombëtar.
Madje, komanda Amerikane, ceku lokacione të sakta në qytetet Dezful, Esfahan dhe Shiraz nga të cilat Irani lansoi sulme drejtë vendeve të rajonit dhe i porositi qytetarët iranian se është vet qeveria iraniane e cila qëllimisht po i rrezikon civilët iranian, nga vendet e rajonit vazhdojnë të vijnë njoftime për sulme iraniane.
Arabia Saudite ka njoftuar se dy civil janë vrarë si pasojë e sulmeve të Iranit përderisa njoftohet edhe për sulme të reja drejtë Emirateve, Kuvajtit dhe shteteve tjera.
Megjithatë, mbrojtjet ajrore po vazhdojnë të ndalojnë mbi 90% të sulmeve iraniane përderisa numri i përgjithshëm i raketave dhe dronëve iranian të lansuara drejtë vendeve të rajonit është tani shumë më i vogël duke sinjalizuar kështu se aftësitë e Iranit të sulmon vendet tjera janë zvogëluar në mënyrë drastike.
Ndërkohë Tehrani zyrtar ka thënë se këshilli i klerikëve ka arritur konsezus rreth udhëheqësit të ri suprem të Iranit dhe se ai tani me është zgjedhur.
Por, Teherani, ende nuk e ka publikuar identitetin e udhëheqësit të ri.
Osmani nuk e përjashton rikthimin në LDK
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Plagoset një person në Skenderaj
Vetëvendosje: Vendimi i Kushtetueses ndaloi një veprim të nx...
Rahovecit i ikën fitorja nga duart – Bashkimi triumfon pas v...
Zgjedhja e Presidentit, Lushaku: S’kemi refuzuar asnjë emër,...