Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka tërhequr disa trupa nga zona Zeitoun në Gazën veriore, por vazhdon të operojë atje por ka intensifikuar operacionet e saj në kampin e refugjatëve Jabalia, si dhe kryerjen e atyre që i përshkroi si “operacione të synuara në zona specifike të lindje të Rafah.
IDF pretendoi se brenda natës filloi një operacion kundër operativëve terroristë dhe infrastrukturës në qendër të kampit Jabalia, duke vrarë një sërë terroristësh.
Gjithashtu forcat izraelite pretendojnë se kanë shkatërruar një celulë terroriste.
Në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, ushtria izraelite pretendon se ka shënjestruar “një bazë të Hamasit në zonë, duke eliminuar terroristët dhe duke gjetur sasi të mëdha armësh dhe pajisjesh”.
Më herët Izraeli publikoi emrin e një ushtari që u vra gjatë operacionit në Rafah, duke e çuar numrin total të të vdekurve të Izraelit nga ofensiva tokësore brenda Gazës në 273.
Në kampin e refugjatëve Jabalia, ka konfrontime të vazhdueshme në rrugë, sipas raportimeve./abcnews.al
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...