Sulmet izraelite në Spitalin Nasser në Gaza të hënën vranë të paktën 15 persona, përfshirë katër gazetarë, njëri prej të cilëve punonte për Reuters, thanë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë.
Sipas tyre, kameramani Hussam al-Masri, kontraktor i Reuters-it, u vra në sulmin e parë. Fotografit Hatem Khaled, i cili po ashtu ishte kontraktor i Reuters-it, iu shkaktuan plagë në një sulm të dytë.
Ushtria izraelite dhe Zyra e Kryeministrit nuk dhanë asnjë koment të menjëhershëm lidhur me sulmet. Dëshmitarët thanë se sulmi i dytë ndodhi pasi shpëtimtarë, gazetarë dhe persona të tjerë kishin shkuar në vendin e ngjarjes pas goditjes së parë. Transmetimi i drejtpërdrejtë i Reuters-it nga spitali, i cili operohej nga Masri, u ndërpre papritur në momentin e sulmit fillestar, treguan pamjet e Reuters-it.
Zyrtarët shëndetësorë në Gaza thanë se tre gazetarët e tjerë të vrarë janë Mariam Abu Dagga, Mohammed Salama dhe Moaz Abu Taha. Një punonjës shpëtimi ishte gjithashtu mes viktimave, shtuan ata.
Sipas Sindikatës së Gazetarëve Palestinezë, më shumë se 240 gazetarë palestinezë janë vrarë nga zjarri izraelit në Gaza që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...