Media shtetërore e Sirisë ka njoftuar se helikopterë izraelitë kanë lëshuar disa raketa nga lartësitë e Golan, të okupuara nga Izraeli, që për shënjestër kishin Sirinë jugore.
Sulmi, një nga sulmet e shumta e Izraelit këtë muaj, sipas burimeve të inteligjencës perëndimore ka synuar milicitë e mbështetura nga Irani, transmeton portal arbresh.info

Milicitë e mbështetura nga Irani kanë një prani në rritje në territorin e Sirisë.
Bazat dhe kolonat e drejtuara nga milicia Hezbollah e mbështetur nga Irani, janë goditur vazhdimisht nga Izraeli gjatë viteve të fundit./arbresh.info/
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...
Kryeministri Kurti nderon të zhdukurit me dhunë gjatë luftës
Kurti asnjë fjalë për presidentin – nesër përfundon af...