Ushtria izraelite ka konfirmuar të premten se forcat e saj janë duke vepruar në pjesët qendrore të Rafahut, në përpjekje për ta zgjeruar ofensivën ushtarake në qytetin jugor të Rripit të Gazës.
Izraeli e nisi ofensivën tokësore në këtë qytet më 6 maj, duke i detyruar rreth 1 milion palestinezë të ikin nga qyteti për të kërkuar strehim gjëkundi. Ofensiva gjithashtu ua ka pamundësuar agjencive të OKB-së për ndihma të kryejnë misionet e tyre në këtë pjesë.
Por presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se Izraeli nuk i ka kaluar “vijat e kuqe”, pasi e ka paralajmëruar atë kundër pushtimit të plotë të këtij qyteti.
Njoftimi i ushtrisë izraelite të premten lë të kuptohet se trupat e saj kanë vepruar në shumicën e pjesëve të Rafahut. Në javët e para të ofensivës, forcat izraelite u përqendruar në rrethinat dhe zonat lindore të Rafahut, në afërsi të kufirit me Egjiptin./abcnews.al
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim