Izraeli dhe Libani pritet të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta në ditët në vijim, bisedimet e para që nga fillimi i luftës me Iranin që e ka zhytur Libanin më thellë në konflikt.
Dhëndri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Jared Kushner, do të jetë i përfshirë në bisedimet që mund të zhvillohen në Paris ose në Qipro, me mikun e besuar të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Ron Dermer, që do të kryesojë delegacionin izraelit.
Negociatat pritet të përqendrohen në përfundimin e luftimeve në Liban dhe çarmatosjen e grupit të armatosur libanez Hezbollah, sipas raportimeve.
Hezbollahu hapi zjarr ndaj Izraelit më 2 mars, duke thënë se po hakmerrej për vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit në fillim të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.
Që atëherë, Izraeli ka nisur një fushatë të gjerë bombardimesh kundër grupit të fuqishëm të armatosur libanez, i cili ka vrarë më shumë se 770 njerëz dhe ka zhvendosur qindra mijëra të tjerë, ndërsa Hezbollahu ka qëlluar qindra raketa përtej kufirit.
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman