Forcat izraelite arrestuan 1.149 fëmijë palestinezë nga Kudsi Lindor dhe Bregu Perëndimor të pushtuar në dhjetë muajt e parë të vitit 2021, njoftoi Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e publikuar nga organizata palestineze me rastin e “20 Nëntorit, Ditës Botërore të të Drejtave të Fëmijëve”, thuhet se në burgjet izraelite aktualisht ndodhen 160 fëmijë palestinezë.
Në raport, i cili thekson se forcat izraelite arrestuan 1.149 fëmijë palestinezë nën moshën 18-vjeçare nga fillimi i vitit 2021 deri në fund të tetorit, thuhet se të gjithë këta fëmijë iu nënshtruan torturës psikologjike dhe dy të tretat e tyre edhe torturës fizike.
Raporti vë në dukje se qeveria e Tel Avivit ka miratuar më parë një seri projektligjesh që përfshinin dënime të rënda për fëmijët palestinezë.
Siç thuhet më tej, forcat izraelite kanë qëlluar, ofenduar ose ushtruar presion, kërcënime dhe rrahje të dhunshme ndaj disa fëmijëve të ndaluar që nga viti 2015.
Raporti u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare që të ofrojnë mbrojtje për fëmijët palestinezë.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...