Politikani konservator, Ivan Duque, ka bërë thirrje për bashkim, pasi është zgjedhur president i Kolumbisë.
Duque ka fituar 54 përqind të votave në zgjedhjet e 17 qershorit, duke shënuar përparësi ndaj ish-guerilit, Gustavo Petro.
“Me modesti dhe nder, i them popullit kolumbian se me gjithë energjitë e mia do të punoj për të bashkuar shtetin tonë. Jo më ndarje”, u ka thënë ai mbështetësve të tij në kryeqytetin Bogota.
Duque po ashtu ka thënë se dëshiron të shohë ndryshime për të prezantuar “përmirësime” të marrëveshjes historike për paqe të arritur me grupin rebel të Forcave të Armatosura të Kolumbisë.
Marrëveshja, e nënshkruar më 2016 për t’i dhënë fund luftës 50 vjeçare në mes të rebelëve dhe forcave qeveritare, u ka garantuar rebelëve ulëse në parlament si dhe mundësinë për të kontestuar zgjedhjet.
Duque po ashtu ka premtuar luftim të korrupsionit, derisa rritjen e prodhimit të kokainës, e ka cilësuar kërcënim për sigurinë e shtetit latino-amerikan./rel
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...