Blloku i djathtë i Italisë i udhëhequr nga Giorgia Meloni pritet të fitojë fuqimisht zgjedhjet e parakohshme, megjithatë të një ditë para votimeve zgjedhësit mbetën të ndarë rreth perspektivës së kryeministres së parë femër.
Në kryeqytetin Italian kishte gra që nuk ndjeheshin të përfaqësuara prej saj, opinion që nuk e ndanin disa të tjera.
Ndërsa i dashuri i saj Gennaro Setola brohoriti për Melonin dhe tha se fitorja e saj do të ishte si një ‘shpërblim’ për gratë italiane.
Të gjitha sondazhet kanë parashikuar se grupi nacionalist i Melonit, Vëllezërit e Italisë, do të dalë si partia udhëheqëse të dielën, duke ndarë pushtetin me aleatët e saj Ligën e Matteo Salvinit dhe Forza Italian e Silvio Berlusconit.
Zgjedhjet e 25 shtatorit pasojnë rënien e qeverisë së unitetit kombëtar të kryeministrit Mario Draghi, e rrëzuar nga grindjet e brendshme të koalicionit qeverisës në korrik./a2cnn/
Zyret e reja të Ministrisë së Bujqësisë në veri, Kurti: Po e...
Gerrard: Guehi dhe Semenyo duhej të ishin te Liverpooli
Hamza: Rexhep Qosja ishte institucion i mendimit kritik dhe ...
MINT publikon çmimet e derivateve, nafta 1.66 euro, benzina ...
Policia e Kosovës njofton për masa të veçanta të trafikut gj...
Del detaji i papritur, zbulohet pagesa e Ilir Shaqirit për p...