Gjykata Kushtetuese në Itali ka zbardhur vendimin e marrë në 27 prill sipas të cilit fëmija nuk do të marrë automatikisht mbiemrin e babait.
Sipas gjykatës “vetë atribuimi automatik i mbiemrit atëror përkthehet në padukshmërinë e nënës dhe është shenjë e një pabarazie mes prindërve, e cila jehon dhe bën përshtypje në identitetin e fëmijës”.
Gjithsesi, gjykata thotë se nevojitet një ndërhyrje urgjente për të parandaluar që brezat në vazhdimësi të ndryshonin mbiemrat. Gjykata Kushtetuese theksoi se identiteti familjar është i rëndësishëm dhe se duhet shmangur krijimi i familjeve me fëmijë me mbiemra të ndryshëm.
Në këtë pikë, të gjithë fëmijët e tjerë do të marrin mbiemrin e të parit. Gjykata vendosi edhe një gjobë dhe dënim për prindërit që nuk u japin mbiemrin fëmijëve të tyre./lapsi/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?