Presidenti kinez, Xi Jinping e nisi turin e tij evropian me Romën, të premten, në mesin e polemikave në rritje për bashkimin e Italisë në projektin më të madh aziatik, atë të rrugës së mëndafshtë.
Kryeministri Giuseppe Conte do të nënshkruajë të shtunën memorandumin e mirëkuptimit me presidentin kinez, që Italia t’i bashkohet iniciativës 1 trilionë dollarëshe, duke u bërë i pari anëtar i G7-ës që e bën një gjë të tillë, pavarësisht ndasive të dukshme në koalicionin qeverisës.
Sidoqoftë, të premten u shtrua tapeti i kuq për presidentin kinez, që u takua me homologun e tij italian, Sergio Mattarella dhe foli pasdite para parlamentit.
“Roma dhe Pekini do të kenë përfitime të mëdha ekonomike në kuptimin e bashkëpunimit ekonomik, bazuar tek konkurrenca e ndershme mes kompanive, duke respektuar pronën industriale dhe intelektuale, në luftën e përbashkët kundër falsifikimit”, tha presidenti italian Sergio Mattarella.
“Ne ramë dakord që duhet të forcojmë sinergjitë mes dy palëve dhe strategjive respektive të zhvillimit për t’u fokusuar tek bashkëpunimi në infrastrukturë, porte, logjistikë dhe ai detar. Qëllimi është të ndërtojmë projekte konkrete dhe cilësore përgjatë asaj që njihet rruga e mëndafshit”, tha presidenti kinez, Xi Jinping.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...