
An employee cleans up a table on an empty terrace at Piazza Navona square in Rome on October 23, 2020, before a nighttime virus curfew enters into force in the Lazio region as a measure against the spread of the Covid-19 pandemic caused by the novel coronavirus. (Photo by Filippo MONTEFORTE / AFP)
Qeveria italiane po diskuton kufizime të reja për të luftuar valën e dytë të koronavirusit të ri (COVID-19), që ka çuar në mbi 75 vdekje në mbarë vendin, shifër më e lartë e regjistruar në Evropë.
Një mbledhje e kabinetit, që do të mbahet, do të vendosë nëse masat e reja të miratuara për pushimet do të shtyhen deri në mes të janarit ose nëse rajonet me nivel më të ulët të infeksionit do të lejohen të relaksojnë kufizimet.
Qeveria gjithashtu po këmbëngul në planet e rihapjes së shkollave duke filluar nga kjo javë më 7 janar, por disa rajone, përfshirë rajonin verior Veneto, kanë shtyrë rifillimin e shkollave të mesme deri në fund të muajit.
Italia raportoi 348 vdekje të reja nga koronavirusi, ndërsa numri i rasteve të reja të konfirmuara me këtë virus ishte 10.800. Vendi po ashtu po lufton për të përshpejtuar ritmin e fushatës së vaksinimit, pasi ka mbetur prapa në disa rajone, përfshirë edhe në Lombardinë shumë të populluar.
Rreth 119 mijë persona janë vaksinuar në mbarë Italinë që nga 27 dhjetori, respektivisht vetëm 25 për qind e dozave të shpërndara.
Spitalet dhe autoritetet shëndetësore kanë përmendur mungesën e personelit, duke theksuar se shumë mjekë ishin në pushime dhe nuk mund të thirreshin për fushatën.
Zyrtarët e Lombardisë shtuan se duke filluar nga e hëna 6 mijë vaksinat ditore të realizuara në 65 qendra rajonale deri më tani do të duhet të rriten në 15 mijë vaksina ditore./AA/
Parashikimi i motit për të enjten
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...