Policia italiane ka sekuestruar vila dhe jahte në vlerë prej 143 milionë eurosh që i përkisnin pesë rusëve që janë në listë të sanksioneve për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, njoftoi Qeveria italiane të shtunën.
Pronat luksoze që janë sekuestruar gjendeshin në disa prej lokacioneve më prestigjioze të Italisë – në ishullin Sardenja, në Liqenin Komo dhe në Toskanë – ndërkaq super-jahtet u sekuestruan në portet në veri të vendit.
Operacionet e policisë italiane ishin të koordinuara teksa shtetet perëndimore vendosën sanksione ndaj pasanikëve rusë, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës.
Në listën e jahteve të sekuestruara më i shtrenjti ishte jahti 65 metra “Lady M”, në vlerë prej 65 milionë eurove. Ky jaht i përkiste personit më të pasur në Rusi, Alexey Mordashov.
Jahti tjetër i sekuestruar ishte në pronësi të Gennady Timchenko, që Putini e ka përshkruar si një prej miqve të tij më të ngushtë.
Ndërkaq, një nga vilat e sekuestruara i përkiste miliarderit Alisher Usmanov. Po ashtu, autoritetet italiane ia kanë sekuestruar pronat Oleg Savchenkos, anëtar të Parlamentit rus. Prona i janë sekuestruar edhe Vladimir Soloviev, që është një figurë e njohur televizive në Rusi.
Që prej se Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj individëve rusë, Italia ka ngrirë të gjitha asetet e personave dhe entiteteve që gjenden në listën e sanksioneve./REL/
Tifozët e Lille shpalosën një pankartë të turpshme kushtuar ...
Trump urdhëron publikimin e të gjitha dokumenteve për UFO-t ...
Kryetari i New York-ut: Ramazani është muaji im i preferuar
Takimi i Bordit të Paqes në Washington, Rama ndan momentet d...
Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës
Sot mbahet seanca për buxhetin 2026