140 milionë euro është pasuria e oligarkëve rusë të cilën po ua merr Italia.
“Po merren masa ngrirjeje në territorin italian të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme që i përkasin subjekteve ruse në listat e rregulloreve europianë”, ka deklaruar Ministria e Ekonimisë, e cila ka theksuar se vlera e tyre është 140 milionë euro, transmeton portal arbresh.info
“Një operacion i parë tashmë ka përfunduar dhe ka të bëjë me një anije me vlerë 65 milionë euro. Masa të tjera janë duke u miratuar”, shton tutje deklarata.
Besohet se një ndër jahtet e sekuestruara është e kreut të naftës Rosneft, i cili është parë disa herë në itali. Jahti i tij ka vlerë të 66 milionë eurove dhe që është 88 metra i gjatë.
Ditët e fundit, sekuestrime të mega jahteve, ndër të tjera, janë kryer edhe në Francë dhe Gjermani.
Italia gjithashtu ka ngrirë të gjitha llogaritë bankare të oligarkëve rusë në Itali./ansa/arbresh.info/
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër