Kryeministri i Italisë Mario Draghi tha se diplomatët po provojnë të lokalizojnë afganët që kanë ikur nga Afganistani në Iran si dhe shtetet e tjera fqinje me Iranin.
Draghi tha të enjten se fatmirësisht shumë afganë kanë ikur por shteti i Italisë dëshiron të gjejë ata që kanë bashkëpunuar me Italinë.
Para se Italia ta përfundonte tërheqjen e saj nga Kabuli më 27 gusht, ka evakuuar afërsisht 5 mijë afganë që kanë punuar me ushtrinë italiane gjatë qëndrimit të tyre 20 vjeçar në Afganistan.
Ata kanë evakuuar edhe familjet e tyre si dhe të tjerë që konsiderohen në rrezik nën sundimin taliban.
Draghi nuk ka treguar se sa afganë po i kërkon shteti i Italisë. Ai shtoi se afganët që tashmë kanë arritur në Itali kanë marrë menjëherë statusin e refugjatit.
Talibanët në Afganistan festuan të martën pasi trupat e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u larguan nga vendi, duke shënuar fundin e luftës 20 vjeçare.
Rikthimi i tyre në pushtet i detyroi shtetet e Perëndimit që t’i evakuojnë qytetarët e tyre dhe afganët që kanë frikë nga hakmarrja e talibanëe pasi punuan me forca të huaja brenda shtetit. /rel
Çfarë është Delta Force? Njësia elitare sekrete amerikane që...
Drejt përfundimit rruga Shkodër–Mal i Zi/ Rama: Investim që ...
KQZ vazhdon numërimin e votave nga diaspora, janë numëruar 4...
Deri në dy orë pritje në Merdarë për të dal nga Kosova
Qëndrim Ismajli njofton largimin nga Tirana
Kurti mori pjesë në mbledhjen komemorative për poetin Rushit...