Më shumë se 220,500 raste me infeksion me Covid-19 janë regjistruar në Itali gjatë 24 orëve të fundit.
Vendi konfirmoi deri në 220.532 raste, duke e çuar numrin e rasteve në 7.774.863 dhe numrin aktiv të rasteve në 2.134.139, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton portal arbresh.info
Numri i vdekjeve në të gjithë vendin u rrit në 139,559 me 294 viktima të tjera gjatë ditës së kaluar.
Rreth 90,456 persona të tjerë u shëruan dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve arriti në 5,500,938, tha ministria.
Të paktën 116 256 181 doza vaksinash kundër COVID-19 janë administruar në Itali që nga nisja e fushatës së vaksinimit në vend në 27 dhjetor 2020.
Gjithsej 46,678,236 persona janë vaksinuar plotësisht kundër virusit, dhe raporti i të vaksinuarve me popullsinë mbi 12 vjeç ka arritur në 86,4%.
Italia është vendi më i prekur nga pandemia në Europë , ndërsa që nga dhjetori 2019, pandemia ka marrë gati 5.5 milionë jetë në të paktën 192 vende dhe rajone, me më shumë se 312 milionë raste të raportuara në mbarë botën, sipas Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA./arbresh.info/
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...
Real Madrid monitoron Vitinha dhe Rodrin për përforcimin e m...
Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin ...
Ermal Krasniqi vazhdon shkëlqimin te Legia, shënon ndaj ish ...
Haradinaj takon ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, fl...
Kurti në Davos takon ministrin kuvajtian të Energjisë Elektr...