Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka firmosur urdhëresën për ndalimin e hyrjes në territorin italian e nga çdo pikë kufitare, të personave që udhëtojnë nga India e Bangladeshi apo që kanë tranzituar në këto territore gjatë dy javëve të fundit.
Kjo masë është marrë për shkak të situatës pandemike në këto dy vende.
Udhëtimi i fundit në Itali ka mbërritur një natë më parë në aeroportin e Fiumicinos nga Neë Dehli.
Ministria italiane e shëndetësisë ka urdhëruar që 214 udhëtarët të transferohen në dy pika karantinimi të përcaktuar nga rajoni i Lazios, përmbikqyrjen e tyre 14 ditore, përcjell oranews
Tamponet e kryera kanë konfirmuar se 23 prej udhëtarëve të mbërritur janë të infektuar nga Covid 19.
Ambasadori italian në Neë Dehli, ka informuar për mediat se deri më sot janë rreth 20 italianë të infektuar nga varianti i ri i koronavirusit në Indi.
Ndërkohë në Romë, qeveria italiane ka shprehur gatishmërinë për t’i ardhur në ndihmë konkrete Indisë .
Një sistem për prodhimin e oksigjenit spitalor e një ekip mjekësor i Departamentit të Mbrojtjes Civile Italiane, janë vënë në dispozicion për t’u nisur drejt Indisë sapo të aprovohet nga Mekanizmi Europian i Mbrojtes civile.
Kush është në krye të Iranit tani dhe çfarë ndodh më pas?
Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të Iranit të...
Sulmohet cisterna e parë e naftës në Ngushticën e Hormuzit
Irani raporton për 57 të vrarë nga sulmet në Teheran
Putin e quan vrasjen e Khameneit një “vrasje cinike” që shke...
Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit 50-vjeçar nga god...