Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Luigi Di Maio, ka deklaruar se vendi i tij mbështet plotësisht përpjekjet e Turqisë për ndërmjetësim midis Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Turqia nuk është vetëm një aleat i NATO-s, por gjithashtu është edhe një vend i rëndësishëm për dialogun për t’i sjellë palët në një marrëveshje të paqes në këtë fazë”, tha Di Maio pas një takimi të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel.
Di Maio tha se Itali “mbështet plotësisht negociatat që Turqia ka çuar përpara.
Duke njoftuar se është takuar me homologun e tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu, Di Maio theksoi se kanë diskutuar se si po shkojnë negociatat.
Shefi i diplomacisë italiane tha se samiti i kësaj jave i liderëve të NATO-s, si dhe samiti i liderëve të BE-së ku po ashtu pritet edhe prania e presidentit amerikan, Joe Bidem, janë të rëndësishëm për të treguar se NATO dhe BE janë të bashkuara për luftën në Ukrainë.
Duke theksuar se vendosja e armëpushimit të përgjithshëm në Ukrainë është e vështirë, ai shtoi se Italia i përcolli BE-së kërkesën e saj që blloku të marrë iniciativë për një armëpushim rajonal për evakuimin e civilëve dhe për dërgimin e furnizimeve thelbësore në zonat e rrethuara.
Siç tha ai, Italia po ashtu është plotësisht e hapur për një paketë të pestë sanksionesh kundër Rusisë. Ai shtoi se ata janë në pritje të propozimit të Komisionit të BE-së për këtë çështje.
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 925 civilë janë vrarë dhe rreth 1.500 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës më 24 shkurt në Ukrainë.
Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) njoftoi se armiqësitë po ashtu kanë detyruar largimin e 10 milionë njerëzve nga shtëpitë e tyre brenda dhe jashtë vendit si refugjatë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...