Italia, nga 6 gushti, do të kërkojë certifikatën e vaksinimit kundër koronavirusit për të kryer një sërë aktivitetesh.
Të gjithë personat e moshës 12 vjeç e lart, që kanë marrë së paku një dozë të vaksinës, do të mund të hynë në disa vende, përfshirë ambientet e brendshme të restoranteve, kinematë dhe palestrat, transmeton REL.
Megjithatë, pas mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeveritar, certifikata nuk do të jetë e nevojshme për transport.
Rastet me koronavirus janë sërish në rritje në Itali.
Ato janë dyfishuar gjatë javës së kaluar, ndërsa mbi 5,000 janë raportuar vetëm të enjten.
Rreth gjysma e italianëve janë tani për tani plotësisht të vaksinuar.
Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, Italia ka konfirmuar mbi 4.3 milionë raste me koronavirus dhe afro 128,000 viktima.
Edhe disa vende të tjera në Evropë, përfshirë Francën këtë javë, kanë vendosur të kërkojnë certifikatën e vaksinimit për qasje në vende të caktuara publike.
Numri i të infektuarve është në rritje gjetkë, si pasojë e variantit më ngjitës të koronavirusit, Delta.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se ky variant do të bëhet dominues brenda muajsh.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës