Kryeministri i Italisë Mario Draghi do të vizitojë Algjerinë të hënën për të nënshkruar një marrëveshje për rritjen e importeve të gazit natyror.
Draghi do të udhëtojë me një delegacion që pritet të përfshijë kreun e grupit italian të energjisë (Eni), Claudio Descalzi , ministrin e Jashtëm, Luigi Di Maio dhe ministrin e tranzicionit të energjisë Roberto Cingolani, tha një burim qeveritar për Reuters.
Italia, e cila importon rreth 40 për qind të gazit nga Rusia, është përpjekur të diversifikojë furnizimin me energji derisa konflikti në Ukrainë përshkallëzohet.
Më herët këtë javë, Cingolani tha se Italia po bisedonte me shtatë vende për të siguruar më shumë gaz dhe bisedimet janë”në një fazë shumë të avancuar”.
Di Maio dhe shefi ekzekutiv i grupit italian të energjisë, Claudio Descalzi, kanë vizituar Algjerinë javët e fundit për të diskutuar forcimin e lidhjeve energjetike.
Algjeria është furnizuesi i dytë më i madh i gazit në Itali dhe tubacioni Transmed ka pompuar gaz algjerian në brigjet italiane që nga viti 1983. Ai ka një kapacitet ditor prej më shumë se 110 milionë metra kub (mcm), por aktualisht transporton më pak se 60 milionë metra kub.
Roma ka thënë se po kërkon të sigurojë 9 mcm më shumë nga vendi i Afrikës së Veriut.
“Draghi do të nënshkruajë marrëveshjen institucionale mes vendeve dhe më pas Eni dhe Sonatrach do të përfundojnë aspektet teknike”, tha burimi.
Burimi tha se marrëveshja do të përfshijë gjithashtu bashkëinvestime në projektet e energjisë së rinovueshme./rel
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...