Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio, tha të enjten se Italia do të jetë ndër vendet e para që do të ketë një vaksinë eventuale kundër COVID-19.
“Italia është pjesë e dy marrëveshjeve të mëdha ndërkombëtare, ajo me Pfizer dhe ajo me AstraZeneca, të cilat janë në fazën më të përparuar dhe po arrijnë sukses të madh në testime”, ka thënë Di Maio.
Dhe sipas tij, “Italia do të jetë një nga vendet e para në botë që do të ketë një vaksinë”.
Ndryshe, sipas të dhënave të fundit, shkalla e infeksioneve me COVID-19 po bie në Itali, por vdekjet janë rritur prej rreth 42% në shtatë ditët e fundit.
Në javën nga 11 në 17 nëntor, Italia pa një ngadalësim të parë në rritjen e rasteve të COVID-19 por se rritja e vdekjeve ishte “eksponenciale”, me 41.7%. /Telegrafi/
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...