Një 38-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Arbër Xheleshi është ekzekutuar në Itali gjatë një tentative vjedhjeje.
38-vjeçari kërcënoi me armë pronarin e banesës, por Sandro Fiorelli, një shitës duhani, e qëlloi me një plumb duke i marrë jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen vonë të së hënës në provincën Frosinone.
Arbri kishte hyrë së bashku me bashkëpunëtorët e tij brenda vilës së Sandros. Por në momentin që u përball me pronarin, ngriti pistoletën në kokën e tij, raportojnë mediat italiane.
Fiorelli, i cili nuk kishte dijeni se arma mund të ishte bosh, nxori armën e gjahut, të cilën e kishte të ndaluar dhe qëlloi për vdekje shqiptarin për të mbrojtur veten dhe djalin që ndodhej pas tij.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?