Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën A21 që lidh Breshian me Manerbion në Itali.
Si pasojë e përplasjes së fortë midis një makine dhe dy kamionave kanë mbetur të vdekur gjashtë persona, mes tyre edhe dy fëmijë.
Makina me targa francize është goditur nga njëri prej kamionëve dhe më pas është përplasur me një tjetër mjet të tonazhit të rëndë.
Mediat vendase bëjne me dije se trajleri me cisternë mbante lëngje të djegshme, ndaj edhe nga përplasja ka shpërthyer në flakë.
Plot pesë persona janë djegur brenda mjeteve, duke mos pasur mundësi t’i shpëtonin flakëve.
Autostrada u mbyll nga policia italiane duke prodhuar një kaos të paimagjinueshëm me trafikun.
Identiteti i viktimave nuk bëhet ende me dije, ndërsa autoritetet italiane ende po punojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit./gsh/
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...