Italia ishte ndër vendet evropiane më të goditura nga Covid 19.
Por, pas stabilizimit të gjendjes duket se çdo gjë po i kthehet normalitetit.
Aktualisht rreth 40% e të gjithë dhomave në objektet e akomoditetit në Itali janë të rezervuara nga turistë të huaj dhe vendas për muajin gusht, kur edhe zakonisht arrihet kulmi i sezonit italian, njofton agjencia kombëtare e turizmit ENIT, transmeton arbresh.info.

Në të njëjtin njoftim thuhet se qytetit e kulturës dhe artit si Venecia dhe Roma të cilat varen shumë nga turizmi ndërkombëtarë janë ‘goditur’ nga kriza e krijuar pas pandemisë Covid 19.
Ndryshe Italia hapi kufijtë e saj me vendet e BE-së dhe Shengenit në 3 qershor, pas rreth tre muaj bllokimi për shkak të virusit të koronës.
Turizmi është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë italiane dhe përbën rreth 13 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB)./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...