Më shumë se 1200 emigrantë ilegalë kanë mbërritur në Siçili, pasi u shpëtuan në det të hapur nga anijet norvegjeze dhe ato irlandeze.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit, më shumë se 150 mijë emigrantë kanë mbërritur në Europë përmes rrugëve të detit Mesdhe përgjatë këtij viti.
Vala e fundit e “arratisjeve” detare vjen pas një jave vdekjeprurëse për emigrantët afrikanë, pasi 40 prej tyre dyshohen të jenë mbytur pas përmbysjes së një barke të vogël indiane të tejmbushur në brigjet libiane gjatë së enjtes, shkruam tch.
Shumica e atyre që mbërritën në gjendje të mirë në kufijtë italianë janë nga Siria dhe shtetet afrikane nën Sahara.
Eritreanët janë grupi më i madh pas sirianëve që rrezikojnë jetët duke kaluar me varka të papërshtatshme përmes Mesdheut drejt Europës. Eritrea ka bërë thirrje ndaj OKB-së që të hetojë mbi atë që vendi afrikan e quan zinxhir “i neveritshëm” i trafikimit të qenieve njerëzore, pasi shkak që refugjatët largohen nga ky vend shpesh bëhet abuzimi me të drejtat e njeriut.
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...
AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të t...
Autobusi bie në lumë, të paktën 10 të vdekur në Nepal
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbash...