Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka nisur një seri sulmesh ndaj homologut të tij francez, Emanuelle Macron. Sipas Erdogan deklaratat e fundit të Presidentit Macron mbi “autonominë Islame” janë një “provokim i qartë” dhe një shenjë “arrogance”.
“Deklarata e Macron se Islami është në krizë, të cilën ai e tha në një qytet kryesisht mysliman, shkon përtej mosrespektimit dhe është një provokim i hapur,” tha Erdogan.
Ndërkohë presidenti Macron njoftoi të premten një plan të diskutueshëm për ristrukturimin e Islamit. Erdogan gjithashtu tha se sulmimi i myslimanëve është bërë mjeti më i rëndësishëm për politikanët evropianë për të mbuluar dështimet e tyre.
Ndër të tjera presidenti turk i bën thirrje homologut të tij të mos pretendojë të jetë një lloj guvernatori kolonial, por të veprojë me përgjegjësi. Gjithashtu Erdogan ka deklaruar se në shumë vende perëndimore, racizmi dhe islamofobia mbrohen dhe sponsorizohen nga vetë shtetet./javanews/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”