Terroristët e Shtetit Islamik po planifikojnë që të kryejnë sulme masive në Britani të Madhe duke përdorur armë kimike.
Ky paralajmërim është bërë nga ministri i Brendshëm britanik Ben Ëallace, i cili gjatë një interviste për Sunday Times u shpreh se objektivi i ISIS është që të vrasë sa më shumë njerëz.
“Synimi i tyre është të përdorin armë kimike kundër popullsisë, dhe nëse kanë mundësi do ta bëjnë në Britani. Ne i kemi parë duke përdorur armë të tilla në Siri dhe Irak dhe kanë objektiva për t’i përdorur në Europë”, tha ai.
Ministri britanik foli edhe për kërcënime të tjera, duke përmendur Rusinë dhe sulmet kibernetike.
Gjatë vitit 2016 shumë shtete të Evropës janë përballur me sulme terroriste, përgjegjësinë e të cilave e ka marrë ISIS.
Gjithashtu edhe Turqia është goditur fort nga këto sulme, më i fundit dje gjatë ndërrimit të viteve, ku 39 persona u vranë në një lokal nate në një sulm terrorist me armë.
Endrit Morina zyrtarizohet tek Prishtina e Re
Zyrtare: Fiton Ademi transferohet tek Llapi
Rezultatet e zgjedhjeve, deri tani, janë pranuar gjashtë ank...
Vrasja e konduktorit në Gjermani, avokati: Pesë persona beso...
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...