Ish-shefi ekzekutiv i kafeneve “Starbucks”, tha se po e shqyrton seriozisht kandidimin për President të Shteteve të Bashkuara.
Howard Schultz, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti në Starbucks vitin e kaluar, tha se po konsideron të garojë si kandidat i pavarur i qendrës në vitin 2020.
Në disa postime në Twitter, Schultz tha se dy partitë më të mëdha politike në SHBA “janë më të ndara se kurrë”.
“Le të diskutojmë se si mund të bashkohemi për të krijuar mundësi për më shumë njerëz“, tha ai.
Në një intervistë për CBS-in, Schultz tha se ka qenë “demokrat i përjetshëm”, por e kritikoi sistemin aktual të dominuar nga dy parti.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj komenteve të tij me një postim në Twitter, duke thënë se “Schultz nuk e ka guximin për të garuar për president”.
“E pashë mbrëmë në @60Minuta dhe jam dakord me të se nuk është “njeri i mençur”. Përveç kësaj, Amerika e ka tashmë. Unë shpresoj se Starbucks vazhdon ende të paguajë qiranë në Trump Tower“,- tha Trump.
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...