Ish-raportuesi i Kombeve të Bashkuara, i cili ishte përfaqësuesi i parë i kësaj organizate që e kishte vizituar Venezuelën para 21 vjetësh, Alfred de Zayas, ka thënë se sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Venezuelës janë ilegale dhe mund të cilësohen si krime kundër njerëzimit sipas ligjeve ndërkombëtare.
Zayas, i cili e përfundoi mandatin në mars të vitit të kaluar, i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shpallje të luftës tregtare kundër Venezuelës, e cila po e dëmton ekonominë dhe po i vret venezuelasët. Këto komente vijnë në kohën kur në këtë shtet po rriten tensionet për shkak se SHBA-ja dhe Britania e Madhe po e mbështesin Guaidon si president të përkohshëm.
Në anën tjetër, Rusia, Kina dhe Turqia kanë shprehur përkrahje për presidentin aktual, Nicolas Maduro. Ish-sekretari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njerëzve dhe eksperti i ligjeve ndërkombëtare ka thënë se raporti i tij, të cilin e kishte publikuar në shtator të vitit të kaluar, është lënë anash nga Kombet e Bashkuara dhe nuk e ka nxitur zhvillimin e debatit publik që e meriton.
“Sanksionet vrasin”, ka thënë ai. Sipas tij, pasojat e sanksioneve i godasin më së shumti njerëzit më të varfër të shoqërisë, duke i rrezikuar ata nga vdekja për shkak të zvogëlimit të sasisë së ushqimit dhe ilaçeve, shkruan “Independent”
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës