Ish-Presidentja e Kroacisë gjen punë të re

11:32 | 13 Qershor 2020

Ish-Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila humbi zgjedhjet e fundit presidenciale në Kroaci, ka gjetur punë të re.

Që nga data 17 korrik, ajo pritet të bëhet pjesë e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, transmeton portali arbresh.info

Kolinda Grabar-Kitaroviq do të bëhet një nga 105 anëtarët e trupit që menaxhon sportet botërore.

Përveç Kolinda Grabar-Kitaroviq, Kroacia ka një përfaqësues tjetër në krye të organizatës olimpike.

Sipas organizatës, anëtarët e bordit nuk kanë rrogë, atyre u paguhen shpenzimet e udhëtimit dhe shpenzimet tjera deri në 900 dollarë në ditë, dhe gjithashtu ata kanë të drejtë që të punësojnë edhe një asistent për nevojat e tyre.

Kolinda Grabar-Kitarović do të marrë 900 dollarë çdo ditë, nëse Komiteti Olimpik e dërgon atë në një udhëtim pune./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara