
Mandatory Credit: Photo by MIGUEL A LOPES/EPA-EFE/Shutterstock (12855869f) Petro Poroshenko, a Ukrainian businessman, and politician who served as the fifth president of Ukraine from 2014 to 2019, speaks during an interview in Kyiv (Kiev), Ukraine, 18 March 2022. Russian troops entered Ukraine on 24 February prompting the country's president to declare martial law and triggering a series of announcements by Western countries to impose severe economic sanctions on Russia. Situation in Ukraine after Russian invasion, Kiev - 18 Mar 2022
Ish presidenti ukrainas ka deklaruar Rusia do të përfundojë si Koreja e Veriut , nëse Vladimir Putin nuk largohet nga pushteti, sipas mediave të huaja.
Petro Poroshenko, i cili ka qenë në detyrë midis 2014 dhe 2019, tha se lideri rus nuk i mbajti kurrë premtimet. Poroshenko tha se rusët do të ndiejnë efektin e sanksioneve shkatërruese, duke shtuar se ai është “absolutisht i sigurt se Rusia do të ketë fatin e Koresë së Veriut.
Në një intervistë me Newsweek, ai tha se liderët botërorë duhet të angazhohen për të “de-putinizuar Rusinë”. Duke e krahasuar Rusinë me regjimin e Kim Jong-un në Korenë e Veriut, ai tha se qytetarët nuk kanë liri.Vendi është një diktaturë, që ka kontrollin e plotë të mediave dhe njerëzit janë të pakënaqur dhe të varfër.
Ish-presidenti ukrainas u kërkoi udhëheqësve të mos i besonin Putinit.
“Ai nuk mbajti asnjë premtim. Mos kini frikë nga Putini. Putini do të veprojë për aq kohë sa e lejojmë ne.”
Poroshenko tha se lufta do të përfundonte ose me fitoren e Ukrainës, e cila do të ishte “fitorja e gjithë botës”, ose me “kapitullimin e gjithë botës për shkak të Putinit”./abcnews.al
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...