Ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump është shpallur fajtor se ka abuzuar seksualisht me një kolumniste në një dyqan të Nju Jorkut në vitet 1990.
Por, Trump u shpall i pafajshëm për përdhunimin e E Jean Carroll në dhomën e zhveshjes së Bergdorf Goodman, shkruan BBC.
Juria gjithashtu e shpalli Trumpin përgjegjës për shpifje pasi i quajti akuzat e shkrimtarit “një mashtrim dhe një gënjeshtër”.
Është hera e parë që Trump shpallet ligjërisht përgjegjës për një sulm seksual.
Juria e Manhattan urdhëroi Trumpin t’i paguante asaj rreth 5 milion dollarë si dëmshpërblim.
Për shkak se gjyqi ishte në gjykatën civile – dhe jo në atë penale – Trump nuk do t’i kërkohet të regjistrohet si shkelës seksual.
Juria e përbërë nga gjashtë burra dhe tre gra mori vendimin e tyre pas më pak se tre orësh diskutimesh të martën.
Trump – i cili mohoi akuzat – nuk mori pjesë në gjyqin civil dy-javor në gjykatën federale të Manhatanit.
Carroll mbajti duart e të dy avokatëve të saj teksa verdikti u lexua në gjykatë dhe buzëqeshi teksa iu dha dëmshpërblimi nga juria./Arbresh.info/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale