Mediat ruse kanë raportuar se ish-ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu është tentuar t’i bëhet një atenat.
Agjencia ruse e inteligjencës FSB kishte njoftuar më parë se një zyrtar i lartë ishte shënjestruar ndërsa, vizitonte varrin e një anëtari të familjes në varrezat Troyekurovskoye në Moskë.
FSB pretendoi se agjentët e saj kishin zbuluar një pajisje shpërthyese me një kamera të fshehur në një vazo me lule pranë varrit, duke deklaruar se ajo ishte përdorur për të monitoruar lëvizjet e zyrtarit të lartë.
Deputeti i lartë i Dumës Shtetërore Andrei Kolesnik pretendoi se komploti i supozuar kundër shefit të Shoigut, ishte pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të destabilizuar Rusinë.
Zyrtarët e FSB-së ende nuk kanë komentuar mbi raportin e saj.
Në deklaratën e saj, FSB-ja pretendoi se shërbimet e inteligjencës ukrainase rekrutuan një çift rus, një emigrant të paligjshëm nga Azia Qendrore dhe një banor të Kievit.
Çifti rus dhe banori i Azisë Qendrore u arrestuan, por nuk ishte e qartë se me çfarë akuzash përballeshin.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...