“Trupat britanikë mund të dërgohen në Ukrainë në rast se Donald Trump do të ulë mbështetjen e SHBA për Kievin”, kështu ka deklaruar ish-kryeministri Boris Johnson në një deklaratë për mediat.
Ai nënvizon se një disfatë e Ukrainës do të çonte në një kërcënim edhe më të madh në kufijtë e kontinentit europian dhe kudo ku demokracitë do të përballen me Rusinë.
“Vendimi i SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë për të mbështetur Ukrainën ishte një “investim i arsyeshëm” për të mbrojtur “sigurinë tonë kolektive”.
Nëse Rusia do të ringjallet për shkak të humbjes së mbështetjes për Kievin, kjo siguri do të “degradohej”, paralajmëroi ai, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar më pas do të duhet të paguajë për të dërguar trupa britanike për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës./abcnews.al/
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...