ish-kryeministri britanik Boris Johnson, ka deklaruar se trupat britanike mund të përfundojnë duke u dërguar në Ukrainë nëse Donald Trump ndalë mbështetjen amerikane për Kievin.
Humbja e Ukrainës do të çonte në “një kërcënim edhe më të madh për kufijtë tanë, kufijtë e kontinentit evropian kudo ku demokracitë përballen me Rusinë”, tha ai për GB News.
Johnson tha se vendimi i SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë për të mbështetur Ukrainën, ishte një “investim i arsyeshëm” për të mbrojtur “sigurinë tonë kolektive”.
Nëse Rusia do të ringjallet për shkak të humbjes së mbështetjes për Kievin, kjo siguri do të “degradohej”, paralajmëroi ai, duke shtuar se Britania e Madhe më pas do të duhet të paguajë për të dërguar trupa britanike për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës.
Gjatë intervistës Johnson gjithashtu tha se Trump “ka zëra të ndryshme në veshin e tij” sa i përket Ukrainës – përfshirë disa republikanë që janë “futur” nga Vladimir Putini.
Megjithatë, ai vuri në dukje mbështetjen e mëparshme të presidentit të zgjedhur për Ukrainën. /Telegrafi/
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...