Osama bin Laden mund të kapej i gjallë. Këtë e ka pohuar ish-komandanti i forcave speciale amerikane, admirali William McRaven, i cili planifikoi operacionin “Shigjeta e Neptunit”, që u finalizua me vrasjen e liderit të Al Kaedës në Pakistan, majin e vitit 2011.
Në një intervistë për programin “Newsnight” të BBC, McRaven ka deklaruar se misioni kishte shkuar sipas planifikimeve, por me një përjashtim.
“Siç dihet, humbëm një helikopter në kompleksin në Abotabad. Megjithatë, planifikohet gjithmonë skenari më i keq, ndaj kishim një plan A, një plan B, një plan C dhe D”, ka treguar ushtaraku i lartë.

“Plani A shkoi ters, ndaj kaluam menjëherë tek B-ja, por humbëm njeriun tonë”, ka vijuar ai.
I pyetur nga gazetari i BBC nëse Bin Laden mund të ishte kapur i gjallë, McRaven është përgjigjur: “Absolutisht”. “Mendoj se shumë kanë përshtypjen se ai ishte një mision “vetëm për të vrarë”, por nuk ishte i tillë”, ka shtuar McRaven. / Top Channe
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...