Ish-agjenti i kundërzbulimit në Byronë Federale të Hetimeve (FBI) Charles McGonigal, është deklaruar fajtor në akuzat e lidhura me punën e tij oligarkun rus Oleg Deripaska.
Ai e ka ndryshuar deklaratën pas pajtueshmërisë së arritur me prokurorët federalë që ta pranojë fajësinë, në këmbim të zvogëlimit të akuzave ndaj McGonigal për shkelje të sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë, kur ka punuar për miliarderin rus.
Ky rast e ka shokuar FBI-në, ku McGonigal i ka hetuar operacionet ruse për shumë vjet.
McGonigal, 55-vjeçar, fillimisht është akuzuar nga një juri e madhe për pastrim parash dhe shkelje të sanksioneve amerikane.
Prokurorët kanë dyshuar se McGonigal dhe një ish-diplomat rus, janë paguar më shumë se 200.000 dollarë për të kryer punë për Deripaskan, një manjat të pasur rus, i cili konsiderohet njeri i Kremlinit.
Deripaska është sanksionuar nga Departamenti amerikan i Tregtisë më 2018.
Autoritetet amerikane kanë thënë se McGonigal është punësuar për të gjetur informacione negative për Vladimir Potanin, rivalin e Deripaskas, si dhe për ta hequr manjatin rus nga lista e sanksioneve amerikane.
McGonigal do të mund të dënohet me deri në pesë vjet burgim, nëse dënohet në muajin dhjetor./rel
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...