Grupi militant Shteti Islamik (IS) mori përgjegjësinë për sulmin e rrallë pranë një xhamie shiite në kryeqytetin e Omanit, Maskat.
Ai tha se tre pjesëtarë të tij ishin të përfshirë në sulmin e së martës me armë zjarri.
Gjashtë persona, përfshirë një polic, u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën, tha policia e Omanit.
Sipas saj, tre sulmuesit u vranë gjithashtu nga forcat e sigurisë.
Policia nuk dha detaje për identitetin e viktimave dhe të personave të armatosur.
Por, Pakistani tha se katër shtetas të tij janë në mesin e të vrarëve në sulmin pranë xhamisë Imami Ali.
India tha, gjithashtu, se një shtetas i saj është vrarë.
Shteti Islamik, që grumbullon militantë sunitë, ka sulmuar shpesh ceremonitë, procesionet dhe besimtarët shiitë në vende si Iraku, Afganistani dhe Pakistani.
Por, kurrë më parë nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për një sulm në Oman, ku shiitët janë pakicë./Rel
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë
Veteranët e UÇK-së protestojnë para Kuvendit ndaj ekspozitës...
Prokuroria nis hetimet për hembjen e dheut në rrugën ”...