Shkollat do të rihapen në fund të gushtit në Irlandë, e cila po del nga mbyllja e dekretuar për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri, tha sot kryeministri irlandez, Micheal Martin.
“Nuk kemi një rrezik zero, por ne mund ta kufizojmë ndjeshëm rrezikun e përhapjes së virusit në shkollat tona”, shtoi ai.
Plani për të rihapur shkollat shoqërohet me një fond prej 370 milionë eurosh për të vendosur masa kundër koronavirusit.
Ky program do të punësojë 1 000 mësues, për të zvogëluar madhësitë e klasave dhe për të promovuar distancimin shoqëror.
Do të financojë, gjithashtu, pajisjet mbrojtëse dhe produktet e pastrimit, si edhe dispozitat e posaçme për njerëzit që konsiderohen të prekshëm ndaj COVID-19./atsh/
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...