Rregullatori i mediave në Irlandë ka nisur një hetim mbi politikat e moderimit të përmbajtjes në platformën e mediave sociale X.
Autoriteti irlandez i mediave, Coimisiún na Meán, ka deklaruar se do të hetojë nëse përdoruesit kanë mundësi të kundërshtojnë vendimet për moderimin e përmbajtjes që merr platforma X e Elon Musk.
Hetimi do të verifikojë nëse përdoruesit mund të apelojnë vendimet e platformës për të mos hequr përmbajtje që duket se shkel kushtet e shërbimit, nëse përdoruesit njoftohen për rezultatet e raportimeve që bëjnë, dhe nëse X ofron një mekanizëm të lehtë për trajtimin e ankesave.
Rregullatori tha se ka shqetësime se X mund të jetë duke shkelur Akti Evropian për Shërbimet Dixhitale (DSA), i cili kërkon që përdoruesit të kenë akses në një “sistem efektiv të brendshëm për trajtimin e ankesave”, ku mund të paraqesin ankesa dhe të apelojnë vendimet e marra.
Nëse hetimi arrin në përfundimin se X nuk përputhet me kërkesat e DSA-së, autoriteti rregullator mund të vendosë gjoba deri në 6 për qind të të ardhurave totale të kompanisë.
Gjithashtu, platforma mund të nënshkruajë një marrëveshje me rregullatorin irlandez për të adresuar çdo problem të mundshëm me pajtueshmërinë.
Kjo nuk është hera e parë që Coimisiún na Meán nis një hetim ndaj mënyrës se si funksionon X. Në qershor, institucioni kërkoi më shumë informacion mbi mënyrën se si platforma mbron fëmijët nga përmbajtjet e dëmshme. Mosrespektimi i kërkesave mund të sjellë një gjobë deri në 500,000 euro.
Rregullatori hapi gjithashtu një hetim në vitin 2024 për të parë nëse X dhe disa platforma të tjera të mëdha u mundësojnë përdoruesve të raportojnë me lehtësi përmbajtje të paligjshme dhe të kenë një pikë të qartë kontakti për ankesa.
Vitin e kaluar, Komisioni Evropian konstatoi në mënyrë paraprake se X kishte shkelur disa dispozita të DSA-së që lidhen me reklamat dixhitale, aksesin në të dhëna dhe përdorimin e “modeleve të errëta” (dark patterns) për të ndikuar në sjelljen e përdoruesve pa pëlqimin e tyre.
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit