Presidenti iranian Hassan Rouhani ka deklaruar se vetëm terroristët po festojnë për sulmin amerikan ndaj bazës siriane.
Komentet e tij janë në të njëjtën linjë me ato të Rusisë, që njësoj si Irani është aleate e Sirisë.
Të paktën 6 persona raportohet të kenë mbetur të vrarë në sulmin me raketa “Tomahowk” në orët e para të së premtes, ndaj bazës ajrore siriane.
Në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror, Rouhani tha: “Personi që aktualisht është në krye të Shteteve të Bashkuara deklaroi se donte ta luftonte terrorizmin. Por sot, të gjithë terroristët në Siri po festojnë për bombardimin amerikan”.
“Përse i ndihmuat grupet terroriste dhe i mbështesni që në lëvizjen tuaj të parë?”, u shpreh Rouhani duke iu drejtuar Uashingtonit.
Presidenti iranian mbështeti thirrjet për një hetim ndërkombëtar të pavarur për sulmin me armë kimike.
Republika Islamike përdor termin “grupe terroriste” për t’iu referuar rebelëve, shumë prej të cilëve, me mbështetjen e SHBA, po luftojnë kundër presidentit Bashar al Assad.
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...