Ministri i Jashtëm iranian Mohammed Javad Zarif tha se vendi i tij është i gatshëm të negociojë me Shtetet e Bashkuara, por vetëm nëse ato heqin sanksionet e ashpra ekonomike kundër Iranit, shkruan Zëri i Amerikës.
Shtetet e Bashkuara i vendosën sanksionet në vitin 2017 para se të tërhiqeshin nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, e cila kërkon që Irani të ulë pasurimin e uraniumit si shkëmbim për zbutjen e sanksioneve.Zoti Zarif i akuzoi SHBA për nxitjen e tensioneve në Lindjen e Mesme duke u shitur miliarda dollarë armë Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, që ai tha se kërcënon programin iranian të raketave balistike.
Presidenti Donald Trump e ka quajtur tepër të keqe marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia ishin nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes.
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...
Shërbimet hekurudhore janë anuluar në Mashhad pas paralajmër...
Nis takimi i Sindikatës së sektorit privat, diskutohet për p...