Autoritetet në Afganistan janë duke kërkuar dhjetëra migrant afganë pasi morën raporte se ishin torturuar nga rojet kufitare në Iran.
Në raportin e publikuar nga Reuters thuhet se autoritetet iraniane i kanë hedhur migrantët në lumin që ndan dy vendet, transmeton portal arbresh.info
Kjo situatë mund të shkaktojë një krizë diplomatike mes Iranit dhe Afganistanit, në një kohë kur ka filluar një eksod masiv i migrantëve afganë nga Irani, për shkak të pandemisë Covid-19.
Nga Irani, që është kthyer në një pikë të nxehtë të Covid-19, rreth 2 mijë afganë udhëtojnë çdo ditë në provincën perëndimore afgane të Herat.
Ministria e Jashtme e Afganistanit, vlerësoi se rreth 70 afganë që u përpoqën të hynin në Iran nga provinca afgane, janë rrahur dhe janë hedhur në lumin Harirud.
Irani ka mohuar akuzat.
Të paktën 541 njerëz që janë prekur nga Covid-19 në Afganistan vijnë nga provinca Herat, ku edhe janë raportuar 13 vdekje, shumica e të cilëve ishin kthyer nga Irani./arbresh.info/
Sveçla takon zyrtarin e Komisionit Evropian në Forumin e Sal...
“Hija jote ka me metë hije e jeme”, çka po paralajmëron Dafi...
Kaja Kallas kërkon armëpushim për të shpëtuar Libanin nga ‘k...
Dita e dhjetë e konfliktit në Lindjen e Mesme, shkon në 1700...
“Nuk kanë asnjë arsyetim”, Kusari-Lila dënon gju...
Ky është vendimi i plotë i Kushtetueses lidhur me dekretin e...