Sistemet iraniane të mbrojtjes ajrore rrëzuan një avion luftarak izraelit F-35 mbi qytetin Varamin, në juglindje të Teheranit, thonë autoritetet iraniane.
“Forcat ajrore të ushtrisë rrëzuan dhe shkatërruan një avion luftarak armik izraelit F-35 në zonën Javadabad të Varamin”, tha kreu i distriktit Varamin, raportoi IRNA, transmeton rtk .
Piloti i avionit luftarak thuhet se është hedhur nga avioni dhe fati i tij është i panjohur, tha agjencia iraniane. Ajo vuri në dukje se forcat e sigurisë dhe ushtria po studiojnë detajet dhe kanë ndërmend të publikojnë informacione shtesë më vonë.
Agjencia e lajmeve Tasnim raportoi të hënën në mbrëmje se mbrojtja ajrore iraniane në veriperëndim të vendit kishte shkatërruar avionin e katërt luftarak izraelit F-35 që nga fillimi i konfliktit.
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri