Gjatë 24 orëve të kaluara, Irani i regjistroi 3,712 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë që nga shkurti.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se pas rasteve të reja, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga Covid-19 në Republikën Islamike ka shkuar në 429,197.
Qeveria iraniane për herë të parë kishte njoftuar për dy rastet e para të koronavirusit dhe vdekjes nga Covid-19 më 19 shkurt, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Përpos infektimeve, zëdhënësja Sima Sadat Lari i tha televizionit shtetëror se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 178 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 24,646.
Këto shifra e bëjnë Iranin vendin më të prekur nga pandemia Covid-19 në Lindjen e Mesme dhe një ndër vendet më të prekura në tërë botën.
Paralajmëron Ukraina: Nuk bëjmë lëshime territoriale për një...
Ish-deputeti më aktiv i VV-së, Driton Hyseni, mbetet jashtë ...
Tragjedi në Shkodër: Hidhet nga kati i pestë i pallatit, ndë...
Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë të spitalit në Vusht...
Ulen çmimet e derivateve, nafta 1.59 euro për litër
Tre burra dhe një shtetase gjermane arrestohen në Graçanicë,...