Irani raporton për 57 të vrarë nga sulmet në Teheran

12:11 | 1 Mars 2026
E.G

Mediat shtetërore iraniane, duke cituar Shoqatën e Gjirit të Kuq të Provincës së Teheranit, njoftojnë se Teherani është goditur nga rreth 60 sulme brenda 24 orësh, që sipas tyre kanë lënë 57 persona të vrarë.

Forcat ushtarake të Izraeli thonë se kanë goditur kryeqytetin, dhe mbi qytet janë vërejtur kolonë tymi në fotografi pas sulmeve.

Të shtunën, Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, sic e ka cilësuar ai “një nga njerëzit më të këqij në histori”, është i vdekur.

“Kjo nuk është vetëm drejtësi për popullin e Iranit, por edhe për të gjithë amerikanët e mëdhenj,” tha Trump në një postim në Truth Social.

“Ai nuk mundi të shmangte Inteligjencën tonë dhe Sistemet e Gjurmimit shumë të sofistikuara dhe, duke punuar ngushtë me Izraelin, nuk kishte asgjë që ai, apo udhëheqësit e tjerë që u vranë së bashku me të, mund të bënin”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale