Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, ka theksuar se Irani duhet të marrë përgjegjësinë për ‘nisjen e raketave, mbështetjen e terrorizmit, mosrespektimin e të drejtave të njeriut dhe shkeljen e rezolutave të Këshillit të Sigurimit’.
Haley i ka bërë komente pasi Presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha se Irani mund të braktisë marrëveshjen e saj bërthamore me fuqitë botërore ‘brenda disa orësh’ nëse SHBA-të imponojnë më shumë sanksione të reja, transmeton portali arbresh.info
“Irani nuk duhet të lejohet që të mbajë botën ‘peng’ me marrëveshjen e saj bërthamore”, ka thënë Haley, duke shtuar se sanksionet amerikanë nuk kanë të bëjën aspak me marrëveshjen në fjalë.
Haley do të udhëtojë në Vienë gjatë javës së ardhshme ku pritet të diskutohet në lidhje me marrëveshjen bërthamore të nënshkruar mes Uashingtonit dhe Teheranit në vitin 2015./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...