Irani nuk e ka në plan të vendosë në karantinë asnjë qytet, pavarësisht shpërthimit të koronavirusit në të gjithë vendin, tha Presidenti i vendit.
Në një takim me kabinetin qeveritar, Hassan Rouhani tha se autoritetet shëndetësore do të vazhdojnë të vendosin në karantinë vetëm individët, transmeton portal arbresh.info
Zyrtarët kanë kërkuar nga njerëzit që të mos shkojnë në Qom, ku është edhe qendra e shpërthimit, megjithatë ata nuk kanë mbyllur asnjë faltore në qytet që tërheq miliona pelegrinë shiitë.
Lexo edhe: Eksperti i OBSH-së jep alarmin: Bota nuk është e gatshme për pandeminë e coronavirusit
Koronavirusi ka shkaktuar 19 vdekje gjatë javës së kaluar dhe janë raportuar 139 raste me infeksion.
Vendi gjithashtu ka qenë burimi i dhjetëra rasteve në vendet fqinje, përfshirë Afganistanin, Bahreinin, Irakun, Kuvajtin, Omanin dhe Pakistanin.
Ka pasur 80,000 raste të raportuara të Covid-19 në të gjithë botën dhe 2,700 vdekje të lidhura që nga shfaqja e sëmundjes në fund të vitit të kaluar./arbresh.info/
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim